Dyshohet se një police ka bërë vetëvrasje në Gjilan, policia jep detaje

Një police dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan.

Marketing

Viktima ishte 46 vjeçare, kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi, Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës

“Ju informojmë se sot më 14.05.2024 rreth orës 11:44 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informat se një pjestare e PK-së rreth 46 vjeqare dyshohet se ka bërë vetëvrasje në shtëpinë e saj ne Gjilan. Patrulla eshte nisur menjeher ne ate drejtim, gjithashtu edhe njesitet tjera relevante. Për informata tjera ju njoftojmë”, tha Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.