Dyshohet se u përdor për spiunazh, SHBA rrëzon balonën kineze

Është rrëzuar balona kineze për të cilën SHBA dyshon se është përdorur për qëllime spiunazhi.

Marketing

Ka qenë një avion luftarak i SHBA që rrëzoi balonën kineze në brigjet e Karolinës së Jugut. Rrëzimi i balonës është konfirmuar dhe nga administrata e Biden.

Më herët presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se SHBA “do të kujdesej” për balonën kineze të dyshuar si “spiune”, që ka fluturuar në të gjithë SHBA ditët e fundit.

Marketing