Dyshohet se vrau babë e bir, kush është 59-vjeçari nga Çellopeku?

Dy nga të vrarët në Çellopek të Tetovës janë babë e bir të moshës 52 dhe 28 vjeçe, ndërsa i plagosuri është 54-vjeçar, të gjithë familjarë të të dyshuarit për vrasjet, 59-vjeçarit I.I.

Marketing

TV21 hulumtoi profilin e 59-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e dyfishtë, sipas të dhënave në polici, i njëjti ishte arrestuar me 22 shkurt të vitit 2021, pasi me armë e kishte kërcënuar mjekun e fshatit.

“”Më 14.06.2021, Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës ka parashtruar kallëzim penal kundër I.I.(59) nga fshati Çellopek i Tetovës për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “kanosje me armë të rrezikshme gjatë përleshjes dhe zënkës”, që dënohet sipas nenit 133 të Kodit Penal. Më datë 22.02.2021, në ora 12:05, është denoncuar nga mjeku H.I.(46), nga i njëjti fshat, se pak më parë I.I. kishte hyrë në ambulancën private të tij dhe pas një debati të shkurtër e kishte kërcënuar me armë zjarri. Një orë e gjysmë më vonë, I.I. është i privuar nga liria”, njoftojnë nga MPB për TV21.

Ndryshe, nga MPB sot identifikuan viktimat, ndërkaq njoftuan se në vendin e ngjarjes u gjetën 3 pistoleta.