Dyshohet të jetë vrarë nga vëllai, identifikohet 20-vjeçari shqiptar në Itali

20-vjeçari shqiptar u gjet i vrarë me plumb në kokë, dyshime te i vëllai adoleshent

Marketing

Zbulohet identiteti i shqiptarit të vrarë me plumb në kokë në Itali mbrëmjen e së premtes.

Sipas mediave italiane, viktima është Enriko Aliaj 20 vjeç.

Aliaj u qëllua me pistoletë brenda shtëpisë së tij në provincën Ponte D’Olio të Piaçencës. Autoritetet italiane kanë identifikuar si autor të dyshuar të ngjarjes, vëllain 18-vjeçar të viktimës, i cili po hetohet për vrasje.

Autori i dyshuar është duke u hetuar në liri me akuzën e vrasjes me dashje i cili ndihmohet nga avokati Fabio Callegari, i cili është edhe nënkryetar i bashkisë Ponte dell’Olio.

Por pista tjetër e hetuesve është që dyshohet që ngjarja të jetë aksidentale.

“Klienti im iu përgjigj spontanisht të gjitha pyetjeve të prokurorit – njofton avokati Callegari – dhe shpjegoi se vëllai i tij po përdorte një pistoletë nga e cila kishte qëlluar aksidentalisht të shtënat që e lanë të vdekur.

Edhe vëllai i viktimës, në dëshminë paraprake të hetuesve, i tha policisë së Enriko Aliaj u qëllua aksidentalisht në kokë me pistoletën që mbante vetë.

Ndaj ka dhënë menjëherë alarmin për të thirrur ndihmë dhe është vënë menjëherë në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor, tha avokati.

Gjatë natës karabinierët kanë kryer të gjitha hetimet e nevojshme, por ende nuk ka rezultuar nëse arma e zjarrit u gjet apo ishte me leje.

I dyshuari u ndalua nga policia pas disa orësh negociata pasi ishte mbyllur brenda në shtëpi. Kanë qenë fqinjët ata të cilët lajmëruan policinë për ngjarjen. Viktima, edhe pse u transportua në spital, nuk mundi të mbijetonte.