Sulmuesi i Romës, Edin Dzeko, pritet të ndëshkohet me një suspendim të gjatë pasi ai e pështyu gjyqtarin gjatë disfatës turpëruese të verdhekuqve ndaj Fiorentinës, që përfundoi me rezultat 7:1.
Kur rezultati i ndeshjes, në kuadër të Kupës së Italisë, ishte ende 4:1, Dzeko mbeti i pakënaqur me një vendim të gjyqtarit, të cilin vendosi ta pështyjë. Gjyqtari reagoi duke e ndëshkuar me karton të kuq dhe në video duket se Dzeko e pështyn përsëri, transmeton Gazeta Express.
Videot e këtij incidenti janë shpërndarë gjithandej nëpër rrjetet sociale dhe tifozët nuk ishin aspak të kënaqur me ish-sulmuesin e Manchester Cityt.
“Nëse ke pasur një ditë të keqe, të paktën nuk je ndëshkuar me karton të kuq pasi e ke pështyrë gjyqtarin, ashtu siç bëri Dzeko”, shkruan një tifoz në Twitter.
“Nëse Dzeko e pështyu me të vërtetë gjyqtarin, atëherë shpresoj se ai do t’i thyejë të dy këmbët e tij menjëherë. Gjest më të ulët se kaq nuk ka”, shkruan një tifoz tjetër.
Edin Dzeko sent off for spitting AT THE REF in their 7-1 embarrassment away to Fiorentina in #CoppaItalia pic.twitter.com/9KuEu2CUyy
— Football Babble (@FootballBabble_) January 30, 2019