E akuzuan për vjedhje të këngës, grupi tërheq padinë ndaj Dua Lipës

Një grup i zhanrit “reggae” në Florida ka vendosur që të heqë dorë nga akuzat që i bën kundrejt Dua Lipës se ka kopjuar këngën “Levitating” nga kënga e tyre që ishte publikuar vite më parë.

Marketing

Grupi i quajtur Artikal Sound System ngrehu padi kundër yllit me akuzën se kishte marrë melodinë e tyre të këngës “Live Your Life”, transmeton Indeksonloine.

Por, në një dosje, të mërkurën (7 qershor) avokatët e Artikal Sound System dhe Lipa bën një kërkesë të përbashkët duke kërkuar nga gjykatësi që të mbyll këtë çështje.

Nuk u dha ndonjë detaje nëse Lipa ka pranuar të paguajë para apo të ndryshonte kredit e këngës së saj.

Në një deklaratë për Billboard të mërkurën në mbrëmje, avokatja e Lipës, Christine Lepera konfirmoi se grupi kishte zgjedhur të largohej nga procesi gjyqësor.

Marketing