E ardhmja e Dibrës, në duar të sigurta

Gjatë ditës së sotme, delegacioni i Bashkimit Demokratik për Integrim, i përbërë nga ministrat Jeton Shaqiri dhe Fatmir Besimi, zhvilluan një takim informativ me strukturat lokale të BDI në Dibër, ku shfrytëzuan edhe rastin për të inspektuar punimet në projekte tashmë të nisura në qytetin e Dibrës.

Marketing

Gjatë mandatit katër vjeçar të qeverisjes lokale në Dibër, është investuar në disa projekte kapitale, duke filluar nga asfaltimi i rrugëve, ndërtimi i rrjeteve të kanalizimeve, të ujërave atmosferik dhe të zeza, ndërtimi i trotuareve, ndriçimi i rrugëve, investime në renovime të shkollave dhe institucioneve të tjera.

E ardhmja e Dibrës është e sigurtë dhe me këto ritme të punës, qytetarëve do t’iu japim vetëm më të mirën, në mënyrë që të rrisim cilësinë e tyre të jetesës.