Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se viti i dytë i pandemisë do të jetë më vdekjeprurës se i pari, duke marrë parasysh Indinë që po shikohet si një shqetësim i madh.
OBSH gjithashtu u bëri thirrje vendeve të pasura të premten të rishikojnë planet për të vaksinuar fëmijët dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina Covid-19 në skemën COVAX për vendet e varfëra.
Në një takim virtual në Gjenevë, Tedros tha, “Unë e kuptoj pse disa vende duan të vaksinojnë fëmijët dhe adoleshentët e tyre.
Por tani unë i nxis ata të rishikojnë dhe në vend të kësaj të dhurojnë vaksina në COVAX”, citon media britanike The Guardian.