11:58 | 20 Prill 2021
11:58 | 20 Prill 2021
Njoftimi që Barcelona është pjesë e Superligës Evropiane ka bërë të këtë dyshime lidhur me të ardhmen e Lionel Messit te Barcelona.
32-vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe ende s’ka ndonjë marrëveshje për rinovim të kontratës, përcjellë lajmi.net.
Messi pritet që të takohet me Barcelonën se bashku me agjentin, Jorge, por tani do diskutohet edhe opsioni që klubi iu bashkua Superligës Evropiane.
Të jetë pjesë e Superligës nga ana financiare është fitimprurëse për Barcelonën që do fitonin me shumë se 30 milionë euro vetëm duke marrë pjesë dhe me këto para, katalunasit do ia dilnin të ndërtonin një projekt sportiv për ta bindur Messin të qëndrojë.
Sidoqoftë, gjithçka mund të mos arrihet shkaku i ambicieve të Messit me Kombëtaren e Argjentinës.
UEFA është duke provuar t’i përjashtojë lojtarët nga shtetet e tyre nëse luajnë në Superligën Evropiane.
Me Kupën e Amerikës deh Kupën e Botës që janë në 18 muajt e ardhshëm, duket se është shansi i vetëm i Messit të fitojë trofe internacional.
Nëse vendos të largohet nga Barcelona ende ka klube që nuk i janë bashkuar Superligës Evropiane, siç është PSG-ja./Lajmi.net/