Ylli portugez Cristiano Ronaldo po e konsideron të ardhmen e tij dhe ai tashmë ka dy opsione serioze pas përfundimit të sezonit në Superligën e Arabisë.
Ronaldo befasoi të gjithë pas ndeshjes së fundit të sezonit me Al-Nassr, duke postuar një mesazh ne Instagram që u interpretua gjerësisht si një lamtumirë për klubin e tij aktual.
“Ky kapitull është i mbyllur. Historia? Ende po shkruhet. Faleminderit të gjithëve”, kishte shkruar Ronaldo.
40-vjeçari tani ka dy opsione serioze për t’i konsideruar, sipas një raportimi nga mediumi francez Footmercato.
E para është që të qëndrojë tek Al-Nassr dhe të nënshkruajë kontratë të re me klubin.
Në anën tjetër Ronaldo po kërkohet nga Al-Hilali, të cilët janë të etur të nënshkruajnë me një emër të madh si zëvendësues për Neymarin, pas largimit të tij në dimër.
Al-Hilali gjithashtu mund t’i ofrojë Ronaldos mundësinë që të luajë në Kupën e Botës për Klube, gjë e cila mund ta joshë 40-vjeçarin që ta pranojë ofertën e tyre.
Klubi arab me që ra fjala, do të ketë disa përballje tejet interesante në Kupën e Botës për Klube.
Ata do ta nisin kampanjën e tyre ndaj ish-klubit të Ronaldos, Real Madridit, teksa do të ballafaqohen edhe me Salzburgun dhe Pachucan.