Reperi i njohur ka bërë atë që nuk pritej.
Puff Diddy producenti i njohur ka filluar një lidhje dashurie që askush nuk mund ta paramendonte e aq më pak i biri i tij Justin Combs, shkruan lajmi.net.
Reperi nga Amerika thuhet se ka filluar një lidhje dashurie me Lori Harvey vajza e cila më parë ishte në lidhje me birin e tij. Diddy më parë kishte një lidhje bashkëshortore me Cassie Ventura që zgjati 12 vite.
Për ju që nuk e dini, 22-vjeçarja është e bija e moderatorit të famshëm në Amerikë, Steve Harvey, i cili kohët e fundit kaloj pushimet në Shqipëri.