Liljana Popovska, e bija e Bllazhe Ristovskit, autorit të Enciklopedisë skandaloze maqedonase që I quante shqiptarët të ardhur nga Mali është autore ,propozuese dhe bartëse e ndryshimit të modelit zgjedhor nga 6 në 1 njësi zgjedhore,model ky që sanksionon partitë shqiptare dhe shqiptarët në përgjithësi informon Tetova sot.
Kjo deputete dhe kolegia e saj as që votuan për zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe forcon atë thënien e famshme “bëm baba të të ngjaj”.
Shqiptarët në Maqedoni I mbajnë mend të gjitha episodet e trishta që I kanë paguar shtrenjtë nga politikat nacionaliste maqedonase që është shpesh prej kameleoni.Ndryshon vetëm ngjyrën dhe propozimi nga një deputete është plot dita dyshimi për një propozim që favorizon njërën palë dhe dëmton ose sanksionon tjetrën.
Debatet e fundit para zgjedhjeve të 12 Prillit kanë një pikë të vetme:modelin zgjedhorë .Me një njësi,me modelin aktual apo me tetë të tilla.
Secila parti ka propozimet e veta dhe është hapur edhe një debat publik për këtë çështje shumë thelbësore
Partia më e madhe shqiptare mbron qëndrimin që njësitë zgjedhore të mbeten në numër aq sa janë aktualisht, pasi që në këtë formë garantohet përfaqësimi më i mirë i të gjithë komuniteteve në Kuvendin republikan.
Deputeti Artan Grubi u shpreh ditë më parë se “Ne si parti kemi bërë studime të hollësishme të modeleve zgjedhore brenda viteve, përfshirë dhe simulime të rezultateve të kaluara zgjedhore me modele të ndryshme. Duke parë rezultatet e simulimeve por edhe rrethanat në vend, vleresëjmë se Modeli aktual me 6 njësi zgjedhore garanton përfaqësimin më të mirë të të gjitha komuniteteve në Kuvend”.Edhe VMRO është poashtu për një sistem të tillë për dallim nga LSDM që mbetet në propozimin për një njësi zgjedhore.Ts.mk