Një politikane kolumbiane e dënuar për blerje votash është vënë në qendër të vëmendjes pasi ka arritur të arratiset nga burgu.
Bëhet fjalë për 43-vjeçaren Aida Merlano. Ajo po kryente një kontroll te stomatologu por në një moment ka arritur të zbresë nga godina me litar.
Në pamjet e kamerave të sigurisë nga brenda klinikës së dentistit, Merlano mund të shihet e ulur në karrigen e pacientit ndërsa një punonjës del nga dhoma. Ajo shpejt mbledh një litar të kuq dhe hidhet nga dritarja.
Një video e dytë të kamerave të sigurisë, e regjistruar nga një garazh parkimi, tregon litarin e kuq që varet nga lart. Merlano bie në tokë. Kalimtarët fillimisht i vijnë në ndihmë por duket se arratisja ka qenë e mirë menduar pasi sapo zbret ajo hipën në një motoçikletë dhe largohet.
Muajin e kaluar, Aida Merlano u dënua me 15 vite burg për orkestrimin e një skeme blerjeje votash në zgjedhjet e përgjithshme të Kolumbisë në vitin 2018, kur ajo fitoi një vend në Senatin e vendit.