E dënuar me 5 vite burg për drogë, arrestohet 22 vjeçarja në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 23-vjeçar, pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje. Gjithashtu, është ndaluar Vilma Jonuzi, shtetase e shpallur në kërkim kombëtar, e dënuar me 5 vite burg, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

Marketing

Arrestohet në flagrancë një 23-vjeçar, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim kombëtar e dënuar me 5 vite burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin F. Ll., 23 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas më datë 06.11.2020, rreth orës 22:30, për motive të dobta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Durrës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në lagjen nr.12, Durrës, në banesën e saj kapën dhe ndaluan shtetasen:

Vilma Jonuzi., 22 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, e ka dënuar me 5 vjet burg, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Marketing