E detyruan të lerë shkollën e të martohej, 14-vjeçarja vdes gjatë lindjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zimbabve, ku një vajze 14-vjeçare ka humbur jetën gjatë lindjes.

Marketing

BBC raporton se policia ka nisur hetimet ndërsa ngjarja ngjalli zemërim mes qytetarëve dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Memory Machaya raportohet të ketë vdekur muajin e kaluar në një faltore të kishës në rajonin lindor të Marange.

Rasti ka ekspozuar shfrytëzimin e të miturve, pasi ajo thuhet se u detyrua të braktisë shkollën për t’u martuar.

Kombet e Bashkuara i bënë thirrje qeverisë të njohë martesën e fëmijëve si krim dhe t’i japë fund këtyre praktikave.

OKB tha se dënon me forcë ngjarjen e rëndë. “Trendi aktual i rasteve të pazgjidhura të dhunës kundër grave dhe vajzave në Zimbabve, përfshirë martesat e të miturve, nuk mund të vazhdojë pa u ndëshkuar,” tha OKB në një deklaratë të Shtunën.

Marketing