“E diela ditë jo pune”, kontrolle shtesë për pagesën e punëtorëve

Objektet e gastronomisë do të punojnë me dy ndërrime të dielën dhe jo vetëm me një është paralajmëruar fillimisht me Ligjet e reja për Marrëdhënie Pune. Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi siguron se të gjithë punonjësit që do të punojnë të dielën me ligjin e ri do të mundësohet të marrin dyfishin e mëditjes ditore. Punëdhënësit që nuk e respektojnë këtë rregull do të gjobiten.

Marketing

Ligji i Marrëdhënieve të Punës parasheh sanksione dhe përveç kësaj, Inspektimi i Tregut në përputhje me Ligjin e Tregtisë do të mund të kryejë kontrolle në vepër në pagesën e mëditjeve, gjë që nuk ishte deri më tani. Duke pasur parasysh se këtë kontroll mund ta kryejë vetëm inspektorati i punës”, tha Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë.

Sipas propozim ligjit, qendrat tregtare, pikat e karburantit, tregtarët e vetëm, dyqanet e specializuara dhe dyqanet artizanale të vendosura në vendet turistike do të vazhdojnë të punojnë edhe të dielave. Nga Lidhja e Sindikatave mbeten në qëndrimin se me këtë ligj nuk do ta marrin premtimin e Qeverisë se të dielën të gjithë punëtorët do të kenë ditë të garantuar pushimi. E diela ditë jo pune ishte një nga premtimet parazgjedhore të kësaj qeverie. Rregullat e reja për punë gjatë të dielës pritet të jenë gati deri në fund të vitit dhe nga viti 2022 të hyjnë në fuqi.

https://alsat.mk/e-diela-dite-jo-pune-kontrolle-shtese-per-pagesen-e-punetoreve/