E dini cila është mosha kur gratë përjetojnë seksin më të mirë?

Mesa duket, rinia nuk do të thotë seks i mirë për shumicën.

Nëse mendoni se jeta seksuale është më mirë në moshën 20-vjeçare, gaboheni. Këto janë vitet e seksit vetëm për një natë, seksit të shpejtë dhe dashurive të para të vërteta.

Por sipas hulumtimeve të fundit femrat e përjetojnë seksin më mirë pasi mbushin 36 vjeç.

Marketing

Të pyetura nga “Natural Cycles”, 2600 gra kanë treguar për përvojat e tyre për orgazmën, ndjenjat e joshjes dhe sa e shijojnë seksin.

Përgjigjet e tyre janë analizuar në bazë të moshës duke i ndarë vajzat në tri kategori: (nën 23 vjeç),  (23-35 vjeç) dhe (mbi 36 vjeç).

Sa i përket joshjes seksuale, gratë e moshës mbi 36 vjeç kanë dëshmuar se kanë nivel të lartë të vetëbesimit, ku gjysma e tyre thanë se kanë një trup seksi.

6 nga 10 gra të grupmoshës së tyre treguan se kanë orgazma më të mira dhe më të shpeshta, në kontrast me vetëm 5 nga 10 të grupeve më të reja të grave që e kishin thënë të njëjtën gjë.

Sa i përket shpeshtësisë së seksit, më pak se një e treta e vajzave të anketuara kanë thënë se bëjnë seks 2 herë në javë, mbi një e pesta kanë thënë se bëjnë seks 3 herë në javë dhe më pak se një e pesta kanë thënë se bëjnë seks vetëm një herë në javë.