Pak minuta më parë një tjetër tërmet shkatërrues goditi juglindjen e Turqisë me epiqendër këtë herë në qytetin e Kahramanmaras.
Mediat turke kanë bërë publik zhurmën e frikshme që shkaktoi tërmeti.
Dëgjoni KËTU zhurmën e tërmetit.
Deri më tani raportohet për gati 1000 të vdekur vetëm në Turqi, ndërsa disa mijëra janë të plagosur.
Numri i viktimave pritet të rritet në orët në vazhdim, pasi mijëra banesa janë rrënuar.