Një video e frikshme dhe e pazakontë ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke shokuar përdoruesit me pamjet e një luani që sulmon një burrë në oborrin e shtëpisë së tij pretendohet në Shqipëri.
Në video, burri shfaqet i ulur në shkallët e shtëpisë së tij, kur papritur luani e kafshon atë në qafë, duke shkaktuar një moment tensioni dhe paniku.
Ngjarja ka shpërthyer në rrjetet sociale, ku përdoruesit kanë reaguar me frikë dhe habi për këtë sulm të papritur nga një kafshë e egër. Pas incidentit, një person tjetër ndërhyn shpejt, duke goditur me shuplakë luanin për ta larguar nga burri i sulmuar, duke siguruar shpëtimin e tij.
Në video, burri shpreh në mënyrë ironike dhe të qetë: “Thoni që nuk kafshon, por ja që e bëri”, duke komentuar mbi ngjarjen e frikshme që sapo kishte ndodhur, përcjell Insajderi.
https://www.tiktok.com/?pid=video_embed&referer_video_id=7491040195073084678&uniqueId=tetovasot_official&videoId=7491040195073084678&type=video&referer_url=insajderi.org/video-e-frikshme-nga-shqiperia-luani-kafshon-ne-qafe-nje-burre-ne-oborrin-e-shtepise/?fbclid=IwY2xjawJjVbNleHRuA2FlbQIxMQABHgVDLke6zpNGhBkrbrJZ0c74ZHbkNZWjKid9oQMWmdDhvlMlwMaoobzsLQgP_aem_Utu_LJiJMv0AbMnV_nvOFg&refer=embed&embed_source=121374463,121468991,121439635,121433650,121404359,121497414,121477481,121487028,73347566,121331973,120811592,120810756,121503376;null;embed_discover_button
Për momentin, detajet e tjera lidhur me vendndodhjen e saktë të ngjarjes dhe kohën kur është realizuar kjo video nuk janë zbuluar ende, por ajo ka shkaktuar shumë reagime dhe shqetësime në lidhje me sigurinë e mbajtjes së kafshëve të egra në kushte jo të natyrshme.
