Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është vendosur heqja e tarifave për lëndën e parë nga Serbia e Bosnja dhe një prilli tarifat do të zëvendësohen me masa të reciprocitetit të plotë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha qeveria e tij vendosi të lirojë nga tarifa 100 për qind importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina.
Në një postim ai tha se vendimi u mor më 10 vota për dhe dy abstenime në mbledhjen e qeverisë, ku nuk u përfshinë ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Sonte, nga ora 24:00 do të hapen gjashtë pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, për importimin e lëndës së parë. Kurse, deri më 1 prill Qeveria e Kosovës do të nxjerr një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit në vend të tarifës 100 për qind”, shkroi ai.
U votua me 10 vota për dhe 2 abstenime Vendimi për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe…
Publiée par Albin Kurti sur Vendredi 20 mars 2020
Vendimi i sontëm është në vijë me qëndrimin e zotit Kurti të shprehur më 26 shkurt për heqjen e kushtëzuar të tarifave ndaj mallrave serbe, që nuk ishte mbështetur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe ishte cilësuar si një “masë gjysmake” nga ambasadori Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidenti Donald Trump për bisedimet e paqes Kosovë – Serbi.Mospajtimet rreth tarifave ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkaktuan përçarje që kulmuan të mërkurën me shkarkimin e ministrit të Brendshëm.
Lidhja Demokratike që i kishte kërkuar zotit Kurti heqjen e plotë të tarifave sipas kërkesës amerikane, të premten dorëzoi në parlamentin e Kosovës një mocion për rrëzimin e qeverisë.