Ballina Lajme Maqedoni E gjithë vëmendja e UT-së, në orientimin e të rinjve drejt së...

E gjithë vëmendja e UT-së, në orientimin e të rinjve drejt së ardhmes dhe përgatitjes së tyre profesionale

E gjithë vëmendja e drejtuesve të Universitetit dhe profesorëve të katedrave të fakulteteve tona, është përqendruar në orientimin e të rinjve tanë drejt së ardhmes dhe përgatitjes së tyre profesionale.
Për këtë qëllim, sot, profesorët e Filologjikut, Pedagogjikut, Filozofikut dhe Arteve, i takuan vitet e katërta të Gjimnazit të Tetovës.
Universiteti i Tetovës dhe Gjimnazi i Tetovës, konsiderohen si institucione referuese të arsimit cilësor dhe udhëheqës të proceseve arsimore –shkencore. Me këtë përkushtim dhe përgjegjësi, këta dy institucione vijojnë bashkëpunimin e suksesshëm në regjistrimin e maturantëve në vitin e ardhshëm 2022/2023.

Marketing

Marketing
Exit mobile version