Ballina Sport Rudiger i bashkohet Realit, ja detajet e marrëveshjes

Rudiger i bashkohet Realit, ja detajet e marrëveshjes

Gazetari i njohur Fabrizio Romano para pak çastesh e ka konfirmuar që mbrojtësi i Chelseat Antonio Rudiger do t’i bashkohet gjigantit spanjoll Real Madrid.

Marketing

Siç raportohet nga Romano, çdo gjë rreth marrëveshjes mes dy palëve është kompletuar, dhe Rudiger nga sezoni i ardhshëm do të jetë lojtari më i ri i Realit.

Marrëveshja mes mbrojtësit gjerman dhe Realit është arritur ditëve të fundit, ku ky i fundit do ta transferojë Rudigerin si lojtar të lirë, përcjell KosovaPress.

Po ashtu, disa burime brenda gjigantit spanjoll e kanë konfirmuar që Rudiger e ka bërë zgjedhjen e tij që t’i bashkohet Realit qysh në muajin prill.

Rudiger ka nënshkruar kontratën e tij të re me Realin e cila do ta mbajë atë në “Santiago Bernabeu” deri në qershor të vitit 2026, ndërsa nuk është përfshirë opsioni për të rinovuar kontratën edhe për një vit tjetër.

Real Madridi do ta bëjë zyrtare transferimin e Rudiger në fund të këtij sezoni dhe jo tani për arsyeje respekti.

Trajneri Carlo Ancelotti ishte ndër faktorët kyç pasi që e kishte Rudigerin prioritet për ta transferuar, për projektin e Real Madridit për sezonin 2022/23.

Marketing
Exit mobile version