E ka humbur vendin e titullarit, Ronaldo mund të largohet nga Manchester United

Erik ten Hag do të lejojë lojtarin e tij të largohet nga ekipi nëse një ofertë e përshtatshme i vjen Cristiano Ronaldos, i cili dëshiron të largohet nga ekipi në janar.

Marketing

Lojtari ka filluar të mendojë për largimin e tij në merkaton e janarit.

Cristiano Ronaldo nuk po ka minutazh tek skuadra e tij, Manchester United, teksa nuk u paraqit për asnjë minut në derbi ndaj Manchester Cityt.

Ai pritet të largohet nga “Djajtë e Kuq” në janar dhe ten Hag nuk do ta ndalojë këtë, sipas mediumit anglez, The Telegraph.