Një haker ka kërcënuar aktoren Bella Thorne se do t’i publikonte disa foto të saj personale.
Por Bella vendosi të mos binte pre e shantazhit dhe i publikoi vetë fotot topless.
21-vjeçarja mori situatën në duar pasi një haker i mori fotot.
Ajo publikoi në llogarinë e saj në Twitter fotot e mesazheve, ku shantazhuesi i kërkon para në këmbim të mos publikimit të fotove.
“Jam kërcënuar me fotot e mia nudo. Ndihem e brishtë. Ndihem sikur dikush mori diçka prej meje që unë dëshiroja t’i shikonte vetëm një person i veçantë”, – tha aktorja.
Ndërsa më pas shtoi: “Për një kohë të gjatë e lashë të përfitonte nga unë vazhdimisht. Dhe vendosa ti publikoj sepse nuk dua që të marrësh asgjë tjetër nga unë. Tani mund të fle e qetë duke ditur se mora fuqinë time mbrapsht.”
Thorne përfundoi mesazhin e paralajmërimin për hakerin duke thënë: “FBI do jetë në shtëpinë tënde.”