E kërkonte Reali, por do të përfundoj tek Interi?

Renato Corsi, agjenti i mesfushorit të River Plate, Exekuiel Palasios pranoi se klienti i tij nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Real Madridin dhe shtoi se drejtuesit e Interit e kanë kontaktuar dhe ai i është përgjigjur pozitivisht thirrjes së Havier Zanetit.

Marketing

“Nuk ka marrëveshje të mbyllur me Real Madridin. Jemi takuar disa herë me ta, por negocimi nuk përfundoi me marrëveshje”, theksoi agjenti Corsi, që sipas tij Reali u tërhoq menjëherë sapo lojtari pësoi një dëmtim kockën e këmbës”.

“Tani jam i sigurt që drejtuesit e Interit janë të interesuar për të. Zaneti më telefonoi kur po negocionim me Realin dhe i thashë që ishim të nderuar për interesin e tij. Po ashtu i thash se lojtari dhe unë do të ishim të nderuar po të firmosnim për Interin”, shtoi më tej agjenti.

Klauzola e largimit të tij është 15 milionë euro dhe Real Madridi ishte gati të paguante më shumë për ta marrë, por dëmtimi i 20-vjeçarit bëri që negocimi të ndërpritej dhe tani Inter mund ta marrë për këtë shifër talentin.