Igli Tare ka konfirmuar interesimin e një skuadre ruse për Vedat Muriqin.
Lojtari i kombëtares së Kosovës assesi të gjejë hapësirat e tij te Lazio, po lidhet me një largim të mundshëm nga Italia.
Ofertat për të nuk mungojnë. Këtë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Lazio, shqiptari Igli Tare.
“Ne kemi pranuar një ofertë nga Rusia, por nuk mund të them më shumë se kaq”, ka thënë Tare, transmeton lajmi.net.
Muriqi kalonte te Lazio në vitin 2020, për 20 milionë euro, nga Fenerbahce. Ai ka shënuar vetëm dy gola në 48 ndeshje.