E konfirmon Pioli: Ibra e Rebic mungojnë në derbin ndaj Inter

Stefano Pioli ka dhënë të rejat rreth skuadrës së Milan, para derbit të qytetit kundër skuadrës së Inter.

Marketing

Trajneri i Milan ka treguar se si qëndron situata në kampin ‘Rossoneri’, duke treguar edhe për emrat që do të mungojnë në derbi.

Dy sulmuesit më produktiv të skuadrës, Ante Rebic e Zlatan Ibrahimovic nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit.

“As Zlatan Ibrahimovic as Ante Rebic nuk do të jenë në dispozicion”, ka thënë Rebic, transmeton lajmi.net.

“Tomori punoi mirë dhe mendoj se mund të jetë i gatshëm, edhe pse ndoshta nuk starton”, shtoi trajneri i Milan.

Milan duhet të marrë një fitore nëse dëshiron të qëndrojë në hap me skuadrën e Inter dhe të ngushtojë diferencën në kreun e tabelës.