E konfirmon trajneri i Werderit, Rashica është gati për të startuar kundër Dortmundit

Rashica mund të zbresë në fushë nga minuta e parë të shtunën kundër Borussia Dortmundit.

Marketing

Talenti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, e ka lënë prapa lëndimin që e mbajti jashtë edhe për ndeshjet e “Dardanëve” në shtator.

Ai u kthye të jetë në stol kundër RasenBallsport Leipzig, por Florian Kohfeldt vendosi që të mos i jap minuta dhe sipas tij, ishte vendim pozitiv.

Edhe pse s’ka luajtur asnjë minutë pas kthimit nga dëmtimi, Rashica është kandidatë serioz ta nisë nga fillimi sfidën e sotme kundër Dortmundit.

“Ishte vendim i mençur”, tha Florian Kohfeldt për mos aktivizimin e 22-vjeçarit kundër Leipzig.

“Ai s’ka pasur asnjë problem gjatë gjithë javës dhe definitivisht është kandidatë për të qenë në 11-she, për të startuar”.

Sfida mes Dortmundit dhe Werderit zhvillohet sonte nga ora 18:30