E konfirmon UEFA: Ndryshohet formati i Champions League

UEFA ka konfirmuar ndryshimet për kompeticionin më prestigjioz të futbollit për klube.Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka bërë të ditur se do të ketë ndryshime në formatin e Champions League.Ligat nuk do të kenë më vendet e siguruara në bazë të koeficienteve të klubeve, por dy vende do të ndahen në bazë të paraqitjes së vendeve (klubeve që përfaqësojnë) në sezonin e fundit.Po ashtu, klubet pjesëmarrëse do të luajnë tetë ndeshje dhe jo 10-të.Të gjitha ndeshjet para finales do të luhen në mesjavë, duke respektuar kalendarin e ligave, përcjell lajmi.net.Duke pasur parasysh kalimin nga 23 në 36 skuadra, ndryshimi më i madh do të bëhet në transformimin e fazës së grupeve në një mini-ligë, ku përfshihen skuadrat pjesëmarrëse. Secili klub luan së paku tetë ndeshje, kundër tetë kundërshtarëve të ndryshëm (katër si vendas, katër mysafir).Tetë skuadrat e para në ligë kualifikohen automatikisht për fazën nokaut, derisa skuadrat nga pozita e nëntë në 24 do të garojnë në ‘Play OFf’ me dy ndeshje, për të siguruar 1/16.Ndryshimet do të bëhen duke filluar nga sezoni 2024/25.Ndryshime të ngjashme do të bëhen edhe në UEFA Europa League dhe UEFA Europa Conference League.

Marketing
Marketing