E kryer, Gundogan i thotë ‘po’ Barcelonës

Ilkay Gundogan është shumë afër që të bëhet lojtar i Barcelonës.
Lojtari gjerman, me gjithë presionin nga Manchester City për ta rinovuar dhe ofertat e tjera të fuqishme që ka marrë, i ka dhënë ‘po’ propozimit të klubit të Barcelonës.

Marketing

Në fakt, Mateu Alemany, drejtor i futbollit për klubin e Barçës, ka udhëtuar në Mynih për të përfunduar operacionin kundër një ofensive të fundit nga City për të tentuar të mbajë kapitenin e tyre.

Dëshmia e mirë që Gundogan i ka dhënë përgjigje pozitive Barçës është se këtë e thekson Fabrizio Romano, gjithnjë sipas tij marrëveshja në mes tyre është nënshkruar tashmë dhe ka mbetur vetëm të bëhet zyrtare.

Gundogan ka rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare të vlefshme deri në qershor 2025 me opsion për një vit tjetër