E kryer, Mërgim Vojvoda largohet nga Torino, ky është destinacioni i radhës

Mërgim Vojvoda, që luan te Torino, sipas shumë burimeve e ka mbyllur transferimin e tij te Como.

Marketing

Vojvoda ka arritur tashmë marrëveshje me klubin të cilin e drejton Cesc Fabregas si trajner, duke nënshkruar deri në vitin 2027.

Gianluca Di Marzio, Fabrizio Romano dhe Sky Sport kanë konfirmuar se Vojvoda do të jetë afrimi i shtatë për Comon gjatë afatit kalimtar të dimrit.

Nënshkrimi i marrëveshjes është planifikuar për nesër në mëngjes. Pra të hënën më 3 shkurt”, shkruan eksperti i transferimeve, italiani Gianluca Di Marzio.

Mbrojtësi i krahut i ka munguar Torinos në tri ndeshjet e fundit për shkak të lëndimit.