”E Majta” dorëzoi në Kuvend nismën për referendum

Dimitar Apasiev nga partia “E Majta” njoftoi se ka dorzuar  në Kuvend kërkesën për shpalljen e referendumit të detyrueshëm dhe plotësues në nivel shtetëror. Pyetja për të cilën e Majta kërkon referendum thotë: “A jeni për vazhdimin e negociatave me BE-në duke pranuar konkluzionet parlamentare të 16 korrikut 2022”. Sipas Apasiev janë mbledhur 750 nënshkrime dhe se nuk pret pengesa nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Marketing
“Nëse Talat Xhaferi guxon të shtiret si gjyqtar kushtetues, ne do të fillojmë të bllokojmë kuvendin. Besoj se do të kemi koordinim me deputetët e VMRO-DPMNE-së, që të na bashkohen apo ta bëjmë bashkë. Ne presim që si opozitë të na marrin seriozisht sepse kjo i kalon të gjithë kufijtë e sjelljes civilizuese, hedhja e nismave për të cilat ju keni shpenzuar procedura ligjore, kohë, energji dhe burime.”, tha Dimitar Apasiev, kryetar i partisë “E Majta”.