E mbyll aventurën me Erzenin, Florijan Kadriu futbollist i lirë

Njëri nga futbollistët që do të ndërrojë ambient në sezonin e ri është edhe Florijan Kadriu. Futbollisti kërçovar së fundmi ishte pjesë e Superligës së Shqipërisë ku luajti me skuadrën e Erzenit, ndërsa palët me përfundimin e sezonit nuk kanë vazhduar bashkëpunimin, duke i ndarë rrugët.

28 vjeçari që të Erzeni u transferua në janar të këtij viti dhe regjistroi 14 paraqitje, këtë verë do të kërkojë një klub të ri për të vazhduar karrierën e tij, teksa për momentin nuk ka vendosur ende se cili do të jetë destinacioni i radhës.

Marketing

Florijan Kadriu është një futbollist me shumë përvojë dhe ka luajtur për klube të ndryshme gjatë karrierës së tij, duke qenë pjesë më herët edhe e Strugës, Shkupit, Renovës, Rabotniçkit e Vëllazërimit të Kërçovës. Ai në Shqipëri ka luajtur edhe me Tiranën dhe Teutën, teksa ka pasur edhe dy eksperienca tjera në Azerbejxhan dhe Kazakistan.

Marketing