Ferdi Jashari, 23 vjeç, nga Zemuni i Serbisë, në nëntor të vitit të kaluar kishte rrahur për vdekje vajzën e tij pesë muajshe.
Ai pranoi se e kishte goditur vajzën me grushte pasi që, siç tha ai, e qara e vajzës e kishte bezdisur.
“Kam humbur gjënë më të shtrenjtë, atë që e kam dashur më së shumti. Jam fajtor. Me vjen keq, jam penduar, do ta kujtoj për tërë jetën atë që e kam bëra . Sikur të mund do t’i jepja vetes dënim të përjetshëm! Sidoqoftë, duhet ta dini që nuk kam dashur të ndodh kjo, nuk jam vrasës. Unë kërkoj një dënim më të lehtë, më jepni një shanse për të filluar një jetë të re dhe të kem përsëri një familje “, tha ai.
Këto ishin fjalët e Jasharit gjatë ditës së djeshme në Gjykatën e Beogradit, ku dje filloi gjyqi për vrasjen e vajzës së tij 5 muajshe.