E mori në krahët e tij për të shijuar freskinë e plazhit, momenti i rojës bregdetare me 95-vjeçaren bëhet viral

Mjafton një përqafim dhe një xhiro përgjatë bregdetit për t’i zbukuruar dikujt momentin, apo edhe ditën.

Marketing

Mjafton një përqafim dhe një xhiro përgjatë bregdetit për t’i zbukuruar dikujt momentin, apo edhe ditën. Pikërisht këtë ka bërë një roje bregdetare në plazhin Orange në Alabama të SHBA, i cili mori në krahët e tij gjyshen 95-vjeçare për të shijuar nga afër aromën dhe freskinë e detit.

Zonja Schneider po qëndronte e shtrirë ne shezlong dhe megjithëse u mundua të çohej nuk ia doli. Menjëherë rojës bregdetare i shkoi në mëndje t’i plotësonte dëshirën dhe pa hezitim e mori në krahët e tij dhe e shëtiti.