Një e moshuar në Australi ka fituar 10 milionë dollarë në lotari, raporton “Daily Mail”.
E moshuara që jeton në Logan City në jug të Brisbanet, kishte biletën e vetme fituese në xhiron e lotarisë “Oz Lotto” të martën mbrëma.
Gruaja u shokua pasi u telefonua nga lotaria dhe iu tha se ka fituar 10 milionë dollarë.
Ajo ka thënë se u ndie sikur nëna e saj e ndjerë po e shikonte nga lartë. Një nga numrat e përzgjedhur, thotë se ishte gjithmonë numër me fat i nënës së saj.
“U ndjeva sikur po më shikonte nga lartë dhe po më ofronte një ndihmë”, ka thënë e moshuara.
Gjyshja thotë se do të përdorë paratë për t’u kujdesur për familjen e saj, përfshirë fëmijët dhe nipërit.
“Gjëja e parë që do të bëjë është të sigurohem që bashkëshorti im të mos punojë më. Ai ka punuar aq gjatë dhe shumë, kështu që e meriton këtë. Më pas mund të përkujdesem që fëmijët dhe nipërit e mi të kenë jetë të mirë”, tha gruaja.
Ajo kishte blerë biletën në “Next Hyperdrome News” në Loganholme.