Një dash është dënuar me tre vjet burg për vrasjen e një gruaje. Kafsha u arrestua në Rumbek East County, Sudan të Jugut, në fillim të këtij muaji pas një sulmi ndaj një gruaje rreth të 40-tave, raportojnë mediat e huaja.
Sipas raporteve në Sudan Today, dashi e goditi me kokë gruan në mënyrë të përsëritur në brinjë. Fatkeqësisht, gruaja, e cila u identifikua si Adhieu Chaping, vdiq si pasojë e plagëve të marra.
Dashi është dënuar dhe do t’i kalojë tre vitet e ardhshme në një kamp ushtarak në selinë e kontesë Aduel në Lakes State.
Duke diskutuar rastin e çuditshëm, zëdhënësi i policisë së shtetit të Lakes, Mabor Makuac tha: “Roli ynë si polici është të ofrojmë siguri. Dashi u kap dhe aktualisht është nën paraburgim në një stacion policor të Maleng Agok Payam.
“Pronari është i pafajshëm dhe dashi është ai që ka kryer krimin ndaj meriton të arrestohet dhe më pas çështja do të kalojë në gjykatën zakonore ku çështja mund të dorëzohet në mënyrë miqësore”,-tha Policia.
Autoritetet ranë dakord me pronarin e deleve, Duony Manyang Dhal, që të paguanin diçka të quajtur ‘kompensim gjaku’ dhe ai u urdhërua t’i jepte pesë nga lopët e tij familjes së viktimës.
Sipas raportimeve, pronari ka shumë të ngjarë të humbasë dashin në fund të dënimit. Ligjet zakonore në Lakes State thonë se çdo kafshë shtëpiake që vret një person i jepet më pas si kompensim familjes së viktimës.