E padëgjuar/ Gruaja martohet me vrasësin serial: Nuk më tremb, unë e dua atë…

Një grua britanike mesa duket nuk e ka fare problem të martohet me një vrasës serial amerikan, madje ka deklaruar “se i kupton rreziqet” dhe se e pranon të kaluarën e tij.

Marketing

Tracy Bottomley, 44 vjeçe nga Shipley nuk është takuar asnjëherë me të fejuarin e saj të burgosur, por thotë se ajo është e përgatitur për gjithçka “sjell” një bashkëshort vrasës serial. Ernest Otto Smith, 53-vjeç, u burgos për vrasjen e një çifti në vitin 2006. Tracy, e cila tha se ka rënë në dashuri me vrasësin e dyfishtë në vitin 2018-të, tha:

“Ai ka kryer disa vrasje, por unë i kuptoj rreziqet. Ernest nuk më tremb, unë kurrë nuk kam qenë një njeri që trembet lehtë. Po ai është një vrasës serial, ka kryer disa vrasje, por unë i kuptoj rreziqet e asaj që mund të ndodhë, por unë e dua atë”, u shpreh gruaja.

Ajo gjithashtu zbuloi se ai e propozoi në një postë zanore nga burgu duke i thënë:

“Ti je e çmendur, po ashtu si unë, kështu që duhet të martohemi, çfarë mendon?”

44-vjeçarja tha se shpreson të fluturojë së shpejti drejt SHBA-së, për t’u martuar me të fejuarin në ambientet e burgut.

Marketing