E paprecedentë! Mediat ndërkombëtare i bëjnë jehonë incidentit në ndeshjen Rumani-Kosovë

E paprecedentë! Dueli mes Rumanisë dhe Kosovën u ndërpre pasi futbollistët dardanë nuk u kthyen më nga dhomat e zhveshjes.

Marketing
UEFA ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë, por pas këtyre ngjarjeve kanë reaguar edhe mediat kryesore ndërkombëtar.

Pas më shumë se një ore pritje, në të cilën kosovarët nuk mundën të binden të kthehen për të përfunduar ndeshjen, arbitri Morten Krogh doli në fushë ku ndodheshin futbollistët rumunë për të dhënë vendimin përfundimtar.

Deri te vendimi për mos vazhdimin e ndeshjes, futbollistët dhe stafi kosovar erdhën pasi gjatë gjithë ndeshjes pati thirrje raciste dhe ksenofobike si “Serbia, serbia” dhe “Kosova është Serbi”.

Ndërprerja e ndeshjes ka bërë jehonë të madhe dhe Telegrafi u sjell më poshtë reagimet e disa prej mediave kryesore evropiane si Gazzetta dello Sport, Marca dhe L’Equipe, të cilat njëzëri raportojnë se ndërprerja erdhi shkaku i thirrjeve nga tifozët rumunë.

Gazzetta dello Sport (Itali): “Kaos në Rumani” – “Tifozët brohorasin pro Serbisë dhe largimit të Kosovës nga fusha. Ajo që ndodhi në minutat e fundit të kësaj ndeshje është e bujshme”.

“Klipet që qarkullojnë në internet tregojnë klipe me thirrje pro Serbisë. Prandaj erdhi vendimi i lojtarëve kosovarë për të shkuar në dhomat e zhveshjes, pasi pati edhe një konflikt në fushë me kundërshtarët”, shkruan gazeta italiane.

Marca (Spanjë): “Kosova largohet nga fusha pasi tifozët e Rumanisë thërrasin “Serbi, Serbi!”. Futbolli bie sërish në sy për arsye të tjera përveç sportit”.

“Pas një konflikti mes Denis Alibecit dhe Amir Rrahmanit, tifozët vendas kanë filluar të thërrasin “Serbi, Serbi, Serbi”, kjo është arsyeja pse lojtarët e Kosovës u larguan nga fusha dhe loja u ndërpre”, shkruan gazeta spanjolle.

L’Equipe (Francë): “Rumani – Kosovë, e ndërprerë për shkak të thirrjeve raciste nga publiku. Në kohën shtesë, pas një sherri mes Alibecit dhe Rrahmanit, Edon Zhegrova dhe kolegët e tyre shkuan të zemëruar në dhomat e zhveshjes, duke denoncuar thirrjet raciste nga një pjesë e stadiumit të Rumanisë”, shkruan gazeta franceze.

comment1 koment

Marketing