E papritur, Igli Tare drejt Chelseat

Igli Tare është takuar së fundmi me pronarin e klubit të Chelsea, Todd Boehly.

Marketing

Takimi është bërë në Shqipëri dhe më saktë në një nga rezidencat luksoze në Palasë, në jug të Shqipërisë.

Boehly ka pasur edhe të birin me vete, ndërkohë që nën shoqërinë e tyre kanë qenë edhe personazhe të tjerë, mes të cilëve edhe biznesmenë shqiptarë.

Burime të gazetës Panorama Sport treguan se Boehly është takuar edhe me kryeministrin Rama, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar.

Ndërmjetës i këtij takimi mësohet se ka qenë menaxheri Fali Ramadani së bashku me agjentin e Silvinjos, Altin Taho.

Siç shkruan Panorama Sport, Boehly e dëshiron Igli Taren në rolin e drejtorit sportiv te Chelsea.