E papritur: Zekrija Ramadani merr drejtimin e skuadrës së njohur shqiptare pak ditë pas largimit nga Prishtina

Klubi i Egnatias duket se me në fund ka zgjidhur problemin e trajnerit.Rrogozhinasit shkarkuan pak ditë më parë trajnerin Gugash Magani dhe në ndeshjen ndaj Tiranës u drejtuan ga drejtori sportiv, Përparim Daiu.Por pikërisht në ndeshjen me bardheblutë, në tribunë i ndoqi ai që pritet të jetë tekniku i ardhshëm.

Marketing

‘Panorama Sport’ ka mësuar se tekniku i ri i Egnatias pritet të jetë Zekerija Ramadani.

43-vjeçari, i cii në të kaluarën ka drejtuar edhe Flamurtarin në Superiore, duket se ka gjetur akordin me drejtuesit e rrogozhinasve.Ai ka një karrierë mjaft të suksesshme sidomos në Kosovë, ku si trajner ka fituar tre herë titullin kampion.

Zekirja Ramadani, e ka fituar Superligën e Kosovës në futboll me Trepçën 89-të, Feronikelin e së fundmi edhe Prishtinën, nga e cila u largua pak javë më parë.Burime pranë klubit bëjnë të ditur se është gjetur gjuha e përbashkët dhe Ramadani pritet të firmosë për një vit e gjysmë me rrogozhinasit, duke u kthyer kështu përsëri në kampionatin shqiptar ku ka qenë edhe lojtar me Dinamon, Besën e Flamurtarin.