E papritura në operacion: I merr flakë gjoksi gjatë ndërhyrjes së mjekëve

Një burrë mori flakë gjatë një operacioni në zemër, zbuluan kirurgët.

Marketing

Sasitë e mëdha të oksigjenit dhe anestezisë rridhnin nga një vrimë e pacientit në mushkëri dhe, kur një nga mjetet e kirurgut e preku, shpërtheu një zjarr i vogël.

Mjekët në spitalin e Austin në Melburn, Australi, zbuluan se si ndodhi incidenti në gjoksin e 60-vjecarit.

Ndërsa kirurgët po fillonin një operacion për të riparuar një vrimë në aortën e tij (arteria kryesore jashtë zemrës), ata ia shpuan një nga mushkëritë e tij aksidentalisht.

Mjekët në Australi arritën të shuajnë flakët dhe të vazhdojnë me operacionin, ndërsa pacienti nuk pësoi dëme nga incidenti.

Ekipi i cili zbuloi aksidentin tha se nuk është hera e parë që ka ndodhur. Madje hulumtuesit shtuan se mjekët duhet të trajnohen se çfarë duhet të bëjmë në rast të një zjarri kirurgjikal.

Burri kishte vuajtur nga sëmundjet e mushkërive në të kaluarën dhe mushkëria e tij e djathtë ishte e fryrë, të cilin kirurgët duhej ta hapnin për të arritur në zemrën e tij.

Marketing