Atletja shqiptare Luiza Gega është renditur e para në garën e 3 mijë metrave të premten në Miramas të Francës. Ajo mbërriti finishin me kohën 8 minuta, 50 sekonda e 8 të qintat në një garë ku merrnin pjesë 16 sportiste nga Europa dhe Afrika.
Atletja shqiptare shënon kështu një tjetër rezultat, në turnetë që po zhvillon para Botërorit të salla të mbyllura, ndërsa kujtojmë se pak ditë më parë u rendit e dyta në mitingun e Mançesterit. Botërori në salla të mbyllura do të zhvillohet muajin e ardhshëm në Beograd.