“E parashikuam luftën”, Blinken: Dërguam fshehurazi armë në Ukrainë, para se Rusia të bombardonte 

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kishin furnizuar me armë autoritetet ukrainase edhe para fillimit të luftës.

Marketing

Në një intervistë për New York Times, Blinken u shpreh se duke qenë se ata e kishin parashikuar se çfarë do të ndodhte vendosën që ta përgatisnin Ukrainën.

“Nëse shikoni zhvillimin e konfliktit, do të shihni se për shkak se ne parashikuam se çfarë do të ndodhte, ishim në gjendje të siguronim që jo vetëm ne dhe aleatët tanë të ishim gati, por Ukraina të ishte gati. Në shtator dhe më pas përsëri në dhjetor, ne dërguam në heshtje një sasi të madhe armësh në Ukrainë, në mënyrë që ata të kishin atë që u nevojiteshin për t’u mbrojtur”, ka theksuar Blinken.

Ai theksoi veçanërisht rëndësinë e dërgesave si sistemet raketore Stinger dhe Javelin, të cilat, sipas tij, ishin vendimtare në parandalimin e forcave ruse nga pushtimi i Kievit, mposhtja e Ukrainës dhe fshirja e saj nga harta.

“Këto armë lejuan Ukrainën jo vetëm të mbrohej, por edhe të shtypte forcat ruse”, shtoi Blinken.

Marketing