E pazakontë, bletët ndërpresin për dy orë ndeshjen e tenisit(VIDEO)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e enjte në turneun e tenisit “Open” në Indian Wells, ku ndeshja mes Carlos Alcaraz dhe Alexander Zverev u ndërpre për 1 orë e 48 minuta.

Marketing

Shkak i ndërprerjes u bënë bletët, të cilat hynë papritur në fushë. Sapo insektet hynë brenda fushës ku po zhvillohej ndeshja, u dha menjëherë sinjalizimi për ndërprerje.

A match between Carlos Alcaraz and Alexander Zverev had to be suspended after thousands of bees invaded the court.https://t.co/ykoGZGdRPI pic.twitter.com/PJaEfasNWP

— Sky News (@SkyNews) March 15, 2024

“Sigurisht që është ndeshja më e pazakontë që kam luajtur ndonjëherë në karrierën time. Nuk kam përjetuar kurrë diçka të tillë. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë. Mendoj se do ta kujtoj atë ndeshje për shkak të kësaj. Unë mendoj se të gjithë do ta mbajnë mend këtë situatë dhe ne e pamë atë si një formë qesharake, kjo është e sigurt”, tha spanjolli.

Në fund Alcaraz (vendi 2 në botë) fitoi 6-3 dhe 6-1, duke vijuar më tej garën në Californi.