E PAZAKONTË/ Nisen me pushime për Vitin e Ri, pas një ndalese burri harron gruan e tij në mes të rrugës

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Tajlandë. “Kam harruar gruan time”, mund të jetë xhirim ii filmit të famshëm “Home Alone”. Një 55-vjeçar gjatë një udhëtimi me bashkëshorten e tij për Vitin e Ri, ka bërë diçka, që e sigurt ajo s’ka për t’ja falur gjithë jetën.

Marketing

Gjatë një ndalese ai e harroi gruan e tij në rrugë dhe nuk e vuri re për më shumë se 160 kilometra.

Teksa ishin duke udhëtuar ata ndaluan në rrugë për një pushim të vogël. Pas bashkëshortit nga makina doli edhe gruaja, mirëpo si duket ai nuk e vuri re lëvizjes e bashkëshortes së tij, e cila para se të ndalonin ishte duke fjetur në sediljen e pasme.

Pasi mbaroi, burri hipi në makinë, ndezi motorin dhe u largua, mirëpo gruaja e tij nuk ishte kthyer ende në makinë.

E vetme pa para dhe telefon për të kontaktuar bashkëshortin e saj, gruaja filloi të ecte në mes të natës derisa gjeti një Komisariat ku dhe telefonoi partnerin e saj.

Vetëm atëherë burri e kuptoi se çfarë kishte ndodhur. E kuptoi që kishte mbërritur në destinacion pa gruan.

Marketing