E pazakontë/ Restoranti përfshihet nga flakët, dasmorët vijojnë të shijojnë ushqimin (VIDEO)

Edhe pse një zjarr i madh ishte ndezur pas shpinës së tyre, dy dasmorë në Indi “nuk e vënë ujin në zjarr”, por vijojnë të shijojnë ushqimin.

Marketing

Pamjet e filmuara në Maharashtra, tregojnë dy burra, të cilët, pavarësisht situatës shqetësuese në të cilën ndodheshin, ata qëndrojnë të ulur, duke konsumuar ushqimin e përgatitur.

Sipas raportimeve, zjarri shpërtheu për shkak të përdorimit të fishekzjarreve.

Katër zjarrfikëse janë dërguar më pas në vendin e ngjarjes për shuarjen e flakëve. Përveç dëmeve material, nuk pati raportime për të lënduar apo viktima.

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2021/11/29/1780094488992763857/640x360_MP4_1780094488992763857.mp4?_=2