E përkrahi agresionin rus në Ukrainë – mjeshtri i madh i shahut dënohet me gjashtë muaj

Mjeshtri i madh i shahut, Sergey Karjakin është dënuar për deklaratat e tij publike.

Marketing

Karjakin është dënuar me gjashtë muaj përjashtim nga të gjitha garat e shahut, pasi ka përkrahur agresionin rus në Ukrainë.

Shahisti kishte bërë disa postime radhazi duke përkrahur “politikat” e Vladimir Putin krahas Ukrainës dhe si pasojë është dënuar.

Federata Ndërkombëtare e Shahut (FIDE) njoftoi për masat disiplinore ndaj tij.

Gjithsesi, këto nuk e kanë penguar Karjakin që të bënte postime të tjera në ‘Twitter’ – të gjitha pro-Putin.

Kësisoj, sanksioneve ndaj atyre që përkrahin luftën dhe agresionin nuk iu ka shpëtuar as mjeshtri i madh i shahut, Sergey Karjakin.