Më 4 nëntor, 2019, në Strugë, qytetarja P. N. e ka pranuar Islamin para Kryetarit të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Reis’ul-Ulema h. Sulejman ef. Rexhepi. Kryetari i BFI-së në Strugë ka qëndruar me rastin e hapjes së Kabinetit të Reis’ul-Ulemasë dhe të Mbledhjes së rregullt të Myftinisë së Strugës.
Qytetarja, e cila me vullnetin e vet ka kaluar në Islam, e ka thënë shehadetin dhe ka deklaruar se do t’u mbetet besnike mësimeve nga Kurani famëlartë, se do ta pranojë si Pejgamber të fundit të njerëzimit Muhamedin (a. s.), se do të kryejë namazin, ose, me pak fjalë, se do t’u nënshtrohet të gjitha parimeve dhe rregullave të jetës islame.
Në Maqedoninë e Veriut, por dhe më gjerë, kalimi në Islam vazhdon me një ritëm të lartë dhe këtë e bëjnë – siç thonë ata vetë – për shkak të vlerave të jashtëzakonshme të fesë islame, si fe e paqes dhe e mirëkuptimit midis njerëzve, pavarësisht përkatësive të tyre fetare, etnike, racore, sociale etj.