Tea tregoi se kush ishte simpatia e saj e parë.
Tea Trifoni është ndër ish-konkurrentet e “Përputhen” që vazhdon të komentohet shumë në rrjet.
Së fundi, ajo i është përgjigjur pyetjeve të shumta të ndjekësve të saj, të cilët ishin të interesuar të dinin detaje nga jeta private dhe personale e saj.
Një prej tyre, ishte kurioz të dinte se kush ishte simpatia e saj e parë dhe nuk hezitoi ta tregonte përmes fotografisë.
“Ka luajtur Peter Pan-in film”, ka shkruar ajo, teksa tregoi foton e djalit që e kishte pëlqyer kohë më parë.
Kujtojmë se pas largimit nga “Përputhen”, Tea kishte treguar se është në lidhje me Beart Rexhepin, por pak kohë pasi e konfirmuan lidhjen, dyshja ndanë rrugët.